RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër fillon zbatimi i reciprocitetit dhe targave, pushteti i konsideron të domosdoshme

Kosova nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Të

nga Kaltrina Berila31 korrik 202231 korrik 2022

Kosova nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Të gjithë shtetasit serbë që ia mësyjnë Kosovës, nga e hëna nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë me dokumente të Serbisë, por do të pajisjen me një flet-dokument për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.
Këtë veprim në partinë në pushtet e shohin si të domosdoshme, pasi Serbia e përdorë të njëjtën masë për hyrjen e qytetarëve kosovarë në territorin e tyre. Ndërkohë, nga opozita të njëjtat i shohin si vendime populiste për t’iu shmangur, siç thonë mos punës, në tema reale.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se ky proces është shtyrë disa herë, por tani është e domosdoshme vendosja e masave të njëjta sikurse i aplikon shteti fqinj.
“Ka qenë një proces i cili është shtyrë disa herë. Kosova ka ofruar zgjidhje dhe alternativa në këtë procedurë, është parë si e domosdoshme vendosja e uniformitetit në raport me trajtimin e gjithë qytetarëve pa dallim, gjithashtu edhe në masat dhe vlerësimin e njëjtë me Serbinë. Ajo çka Kosova ka bërë është domosdoshmëri. Ne do të donin të ishim në raporte normale si dy shtete që respektojnë dhe vlerësojnë lirinë e lëvizjes, vlerësojnë që qytetarët e njëri-tjetrit. Por kur kemi të bëjmë me Serbinë, këto masa janë të domosdoshme, pasi flasim për një shtet që tjetër deklaron dhe ndryshe vepron. Ndryshe komunikon edhe me palë të treta, qoftë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, apo edhe me shtetet të tjera anëtare të BE-së”, thotë ajo.
Mirëpo, këtë vendim e sheh më shumë si populist, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë serioze, pasi nuk është serioze. Qeveria e Kosovës me vendime populiste po mundohet të mbulojë mos punën e vet në tema reale… Ajo po merret me populizma, ju e dini se është kjo qeveri që e ka hoqi reciprocitetin, hoqi taksën, është kjo qeveri që eksporti i Serbisë është më i madhi ndonjëherë qe ka qenë. Po ashtu, është kjo qeveri që ka miratuar marrëveshjen për energjinë në veri, që me herët i ka thënë është legalizim i Serbisë në veri. Duhet t’i largojmë këto populizma dhe t’i kthehemi punës”, thekson ai.
Nga ana tjetër, zbatimin e këtyre vendimeve, njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, nuk pret që të cenojnë në tërësi vazhdimësinë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Nuk pres që zbatimi i marrëveshjes për targat të cenojë në tërësi dialogun, pasi edhe të kaluarën kemi pasur veprime që kanë qenë edhe më të vështira të ndërmarra nga ana e Kosovës, por dialogu ka vazhduar. Pasi Kosova dhe Serbia e kanë obligim edhe ligjor procesin e arritjes së marrëveshjes finale, në qoftë se një ditë dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Andaj palët në këto momente duhet t’i rikthehen tryezës së bisedimeve dhe të koncentrohen në arritjen e marrëveshjes finale sa më shpejtë që të jetë e mundur” , thotë ai.
Më 19 qershor qeveria mori vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia e që konsiderohen të jashtëligjshme.
Në të njëjtën mbledhje u mor edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
Të dy vendimet hyjnë në fuqi nesër, datë 1 gusht 2022./kp

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

41 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

54 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

27 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë