
Në prag të Krishtlindjeve Papa Françesku lutet për paqen në Lindjen e Mesme e Ukrainë
Papa Françesku është lutur të dielën për ata që vuajnë nga lufta, mjerimi, uria dhe skllavëria dhe u ka bërë thirrje besimtarëve të mos i ngatërrojnë Krishtlindjet me konsumizmin, raporton agjencia “A
Papa Françesku është lutur të dielën për ata që vuajnë nga lufta, mjerimi, uria dhe skllavëria dhe u ka bërë thirrje besimtarëve të mos i ngatërrojnë Krishtlindjet me konsumizmin, raporton agjencia “AP”.
“Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta. Ne mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë edhe për ata që vuajnë nga mjerimi, uria, skllavëria”, ka thënë Papa Françesku teksa iu drejtua njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për lutjen.
Ai u bëri thirrje njerëzve “të mos e ngatërrojnë festën me konsumizmin” dhe të shijojnë Krishtlindjet “në thjeshtësi dhe duke i ndarë me ata që u mungojnë nevojat ose u mungon shoqëria”.
Papa Françesku pritet të kremtojë meshën e Krishtlindjeve të dielën mbrëma në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe të japë mesazhin e tij tradicional të Ditës së Krishtlindjes, Urbi et Orbi, të hënën.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





