RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Kosovë zvogëlohet numri i nxënësve, rritet ai i mësimdhënësve

“Çdo vit në Kosovë po zvogëlohet numri i nxënësve në klasat e para” Dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është ulur për 20 përqind, kurse gjatë kësaj kohe stafi arsimor ës

nga B G14 shkurt 201914 shkurt 2019

“Çdo vit në Kosovë po zvogëlohet numri i nxënësve në klasat e para”

Dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është ulur për 20 përqind, kurse gjatë kësaj kohe stafi arsimor është rritur për tetë përqind.

Kështu njoftoi eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci, gjatë tryezës së organizuar nga Vetëvendosje kushtuar menaxhimit të sistemit arsimor.

Pupovci po ashtu tha se çdo vit në Kosovë po zvogëlohet numri i nxënësve në klasat e para.

“Çdo vit në Kosovë i keni 500 deri në 1000 nxënës më pak. Kjo vjen si shkak i uljes së natalitetit dhe kryesisht shpërnguljes së familjeve nga zonat rurale”, tha Pupovci.

Ai shtoi se sistemi arsimor në Kosovë është i decentralizuar. Sipas tij, në shkolla vërehet kultura klienteliste, përmes së cilës pushtetarët punësojnë bashkëpartiakët e vet.

“Sistemi arsimor në Kosovë është i decentralizuar, për shkak të traditës së shtetit, por edhe për shkak të planit të Ahtisarit, që me ligjin për arsimin në komuna ka imponuar një decentralizim”, deklaroi Pupovci.

Edhe Selim Mehmeti nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, tha se disa paralele të ndara të shkollave duhet të mbyllen. Gjatë kësaj tryeze, njohës të arsimit propozuan centralizimin e arsimit.

Vetëvendosje ka nisur ciklin e tryezave për arsimin parauniversitar, në të cilën u diskutua për menaxhimin e sistemit arsimor.

Deputetja nga LVV, Arbërie Nagavci tha se qëllimi i këtyre tryezave është adresimi i çështjeve që lidhen me arsimin parauniversitar. Ajo njoftoi që gjatë tryezave do të mblidhen rekomandime të ndryshme, me të cilat do të formojnë një rezolutë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

10 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

13 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

17 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë