Ndihma e BE-së për refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme tha zyrtari polak
Oferta e Bashkimit Evropian prej 500 milionë eurove (415 milionë £) në ndihmë për vendet që ndihmojnë refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablon
Oferta e Bashkimit Evropian prej 500 milionë eurove (415 milionë £) në ndihmë për vendet që ndihmojnë refugjatët ukrainas është e pamjaftueshme, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski.
“Kjo shumë sigurisht që nuk do të jetë e mjaftueshme, veçanërisht pasi do të shpërndahet midis të gjitha vendeve”, ka thënë Jablonski në një intervistë për Polsat News.
Rreth 1.2 milionë njerëz, 90% e tyre qytetarë ukrainas, kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Jablonski ka deklaruar se llogaritjet fillestare vlerësojnë se kostoja e pritjes së një milion refugjatëve do t’i kushtojë Polonisë deri në 10 miliardë zloty (2.2 miliardë dollarë / 2 miliardë euro) nëse merren parasysh kostot e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Ky është një vlerësim për një milion njerëz dhe ne do të kemi shumë më tepër”, ka shtuar ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






