
Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës
Tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas aksionit të zhvilluar nga Krimet Ekonomike të martën janë ndaluar për 48 orë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore t
Tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas aksionit të zhvilluar nga Krimet Ekonomike të martën janë ndaluar për 48 orë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘marrja e ryshfetit’ sipas nenit 421 të KPRK-së. Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona si prova, të cilat do të shërbejnë në zhvillimin e mëtejmë të procedurës hetimore. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë me shkrim në gjykatën kompetente për caktimin e ndonjërës prej masave ndaj të dyshuarve”, tha Shala./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






