RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
NATO: Largimi i barrikadave ndikoi në rivendosjen e lirisë së lëvizjes në Kosovë
🇽🇰 Kosova

NATO: Largimi i barrikadave ndikoi në rivendosjen e lirisë së lëvizjes në Kosovë

Zëvendës sekretari i përgjithshëm Mircea Geoana ka pritur në selinë e NATO-s, zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd d

nga B.K9 janar 20239 janar 2023

Zëvendës sekretari i përgjithshëm Mircea Geoana ka pritur në selinë e NATO-s, zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Pas këtij takimi, detaje ka dhënë edhe vet NATO, duke thënë se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Zëvendës sekretari i përgjithshëm, Geoana theksoi përpjekjet intensive të kryera nga aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian për të zbutur tensionet e fundit, veçanërisht në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe misioni i sundimit të ligjit (EULEX) i udhëhequr nga BE-ja në largimin e barrikadave, të cilat kanë ndihmuar në rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në mbarë Kosovën.
“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin – dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës së tyre, Escobar dhe Lajçak informuan gjithashtu ambasadorët e NATO-s mbi përpjekjet dhe angazhimet e tyre diplomatike reciprokisht përforcuese me të gjitha palët në rajon”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë