RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
​Napoli i shkakton humbjen e parë Juventusit në Serie A
📈 Ekonomi

​Napoli i shkakton humbjen e parë Juventusit në Serie A

Zonja e Vjetër nga Torino ka pësuar humbjen e parë në edicionin e sivjetmë të elitës së futbollit italian në super-derbin ndaj Napolit të Amir Rrahmanit me rezultat 1:2. “Bardh-e-zinjtë” në “Diego Arm

nga B G25 janar 202525 janar 2025

Zonja e Vjetër nga Torino ka pësuar humbjen e parë në edicionin e sivjetmë të elitës së futbollit italian në super-derbin ndaj Napolit të Amir Rrahmanit me rezultat 1:2.

“Bardh-e-zinjtë” në “Diego Armando Maradona” erdhën në epërsi me golin e Randal Kolo Munai në minutën e 43-të.

Napoli kishte rast të mirë barazimi, por goditja e belgut Romelu Lukaku në minutën e 50-të nuk përfundoi në rrjetë, pasi Michele Di Gregorio intervenoi për mrekulli duke dëbuar topin jashtë vijës fundore.

Megjithatë, napolitanët erdhën deri te barazimi me golin e kamerunasit Andre-Frank Zambo Anguissa në minutën e 57-të, pas asistimit të Matteo Politano, ndërsa Romelu Lukaku shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 69-të, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë Juventusit në këtë edicion të garave.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, skuadra Como 1907 si vendës pësoi nga Atalanta e Berat Gjimshtit me rezultat 1:2, ndërsa Empoli-Bologna do të luajnë sonte nga 20:45.

Nesër në program janë takimet Milan-Parma, Udinese-Roma, Lecce-Inter dhe Lazio-Fiorentina.

Xhiroja e 22-të e Serie A përmbyllet ditën e hënë me duelet Venezia-Hellas Verona, i cili njëherësh është derbi i skuadrave të rrezikuara për t’u larguar nga elita e futbollit italian. Skuadra tjetër, po ashtu e rrezikuar, Monza do të luajë si mysafire ndaj ekipit Genoa.

Napoli prin në tabelë me 53 pikë, prej tyre 17 fitore, dy barazime dhe tri humbje, pasojnë Inter me 47, Atalanta 46, Lazio 39, Juventus 37, Fiorentina e Bologna nga 33 pikë. Tri ekipet e fundit në renditje janë Verona 19, Venezia 15 dhe Monza 13

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
LAJMI TJETËR →
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Lexo edhe

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

43 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

43 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

43 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 orë më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë