RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Myftiu Tërnava ngushëllon për Papën: I shërbeu paqes e bashkëjetesës ndërfetare në mbarë botën
🇽🇰 Kosova

Myftiu Tërnava ngushëllon për Papën: I shërbeu paqes e bashkëjetesës ndërfetare në mbarë botën

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushllëime për vdekjen e Papa Françeskut. “ Me dhembshuri mora lajmin për ndarjen nga jeta të udhëheqësit të Kishës Katolike, Papa Fran

nga B G21 prill 202521 prill 2025

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushllëime për vdekjen e  Papa Françeskut.

Me dhembshuri mora lajmin për ndarjen nga jeta të udhëheqësit të Kishës Katolike, Papa Françeskut. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai i shërbeu paqes, humanizmit, dinjitetit njerëzor dhe bashkëjetesës ndërfetare në mbarë botën.

Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj, si dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin e Vatikanit – selinë qendrore të Kishës Katolike – për Kishën Katolike në vendin tonë, si dhe për të gjithë besimtarët katolikë.”, thuhet telegramin e Tërnavës.

Tërnava e ka cilësuar Papa Françesku si një zë i fuqishëm i dialogut dhe urtësisë gjatë gjithë misionit të tij.

“ Ai u angazhua me përkushtim për ndërtimin e urave të mirëkuptimit ndërmjet feve dhe popujve. Punoi pa u lodhur për promovimin e paqes dhe të vlerave fetare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë.

Me nder dhe respekt kujtoj takimin që pata me Papa Françeskun në nëntor të vitit 2014 – një takim që u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi dhe u shënua nga mesazhe të thella për tolerancë, dialog dhe harmoni ndërfetare. Ky takim mbetet një kujtim i veçantë dhe një shtysë për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të vlerave të përbashkëta.”, përfundon telegrami i Tërnavës./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

55 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

41 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë