RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: Po i paguajmë skandalet e qeverive të mëhershme

Shënohet 27 vjetori i themelimit të LDK-së në Shtime Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka akuzuar qeveritë e mëparshme për skandalet e ndodhu

nga B G8 prill 20178 prill 2017

Shënohet 27 vjetori i themelimit të LDK-së në Shtime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka akuzuar qeveritë e mëparshme për skandalet e ndodhura, për të cilat është e detyruar qeveria e udhëhequr nga ai të paguajë miliona për ato skandale.
Në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së, në Shtime, kreu i kësaj partie Isa Mustafa theksoi se qeveria e tij është më e mira, duke mos pasur asnjë skandal korruptiv deri me tani.
Porse, sipas tij, skandalet e mëhershme të shkaktuara nga qeveritë e kaluara, po e detyrojnë që të paguajë milionat e atyre skandaleve.
.Mustafa nuk është ndalur me kaq, i ka quajtur frikacak dhe të papërgatitur ata që nisin një punë dhe e lënë në gjysmë.
“Ne jemi që të respektojmë të gjitha proceset demokratike, por jemi po ashtu të respektojmë përgjegjësitë që kemi marr para qytetarëve, për t’i përmbushur të gjitha premtimet dhe obligimet që kemi marr para qytetarëve tanë. Qeveritë janë që të qeverisin dhe përmbushin detyrimet. Qeverisja nuk nënkupton që si të lodhesh dhe të bëhesh i dobët, të skajohesh anësh dhe të thuash, po të bëjë veprime tjera. Vetëm frikacakët dhe të papërgatiturit e lanë punën në gjysmë, ne në LDK nuk e kemi mendjen ta lëmë punën në gjysmë”, theksoi Mustafa.
Ndërsa, kryetari i LDK-s në Shtime, Selim Shabani, po ashtu drejtoi një mal akuzash ndaj pushtetit aktual në këtë komunë, të cilën e udhëheq PDK-ja.
“Qytetarët e Shtimes po përballen me një gjendje të rënd ekonomike, si rezultat i keqqeverisjes aktuale komunale. Qytetarët e Shtimes janë të lodhur dhe zhgënjyer me ketë qeverisje komunale, e zhytur në keqpërdorim të pushtetit me punësime partiake, nepotiste, me keqmenaxhim të parasë publike dhe pronës publike.”, u shpreh ai.
Në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së në Shtime, çmimi “Ibrahim Rugova” iu dha aktivistit shumë vjeçar dhe themeluesit të kësaj partie, Ahmet Ahmeti dhe çmimin postmortum Zeqir Rexhajt. Po ashtu, në këtë aktivitet dhjetëra të rinj nga Shtimja, kryesisht familjarë të Zeqir Rexhajt u anëtarësuan në LDK./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

8 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

11 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

15 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë