RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: Anëtarësimi në strukturat euroatlantike e vetmja alternativë

Kongresistët amerikanë vlerësuan të arriturat e deritashme të Kosovës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të kryesuar

nga E.Bullaku12 maj 201712 maj 2017

Kongresistët amerikanë vlerësuan të arriturat e deritashme të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të kryesuar nga kongresisti Bob Goodlatte nga Virginia, kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin.

Gjatë takimit, u bisedua për progresin e deritashëm, zhvillimet aktuale si dhe perspektivën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës në vitet në vijim.

Mustafa i njoftoi kongresistët amerikanë për të arriturat e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, në proceset integruese euroatlantike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në fusha të tjera të jetës.

Duke theksuar mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Kryeministri po ashtu foli për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, relacionet me shtetet në rajon, suksesin e arritur në luftën kundër terrorizmit dhe për përkushtimin e plotë të Kosovës në rrugën integruese euroatlantike.

“Për Kosovën dhe popullin e saj, anëtarësimi i plotë në strukturat euroatlantike, ndryshe prej ndonjë vendi në rajon, është e vetmja alternativë”, tha Mustafa.

Kongresistët amerikanë vlerësuan të arriturat e deritashme të Kosovës duke theksuar përkrahjen e SHBA-ve për zhvillimet e mëtejshme. Ata u interesuan për çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimet aktuale në Kosovës, për relacionet me vendet fqinje, forcimin e shtetit të së drejtës, për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Të pranishëm në takim ishin kongresistët Bob Goodlatte (R-VA), Peter DeFazio (D-OR), Steve King (R-IA), David Cicilline (D-RI), Dave Trott (R-MI), Matt Gaetz (R-FL) dhe zëvendës-shefja e Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

10 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë