RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
​Murphy: Shtensionimi në veri të Kosovës i hap rrugë dialogut
🏛️ Politikë

​Murphy: Shtensionimi në veri të Kosovës i hap rrugë dialogut

Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtensionimin e situatës në komunat në veri përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Në një intervistë

nga Venera Grabanica19 korrik 202319 korrik 2023

Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtensionimin e situatës në komunat në veri përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Murphy theksoi se një sërë masash si, mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve, do të çojnë në uljen e tensioneve.

Ai gjithashtu theksoi se Serbia duhet t’i inkurajojë banorët serbë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor.

“Nëse hyjmë në rrugën e shtensionimit, duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjeve të reja, mendoj që kemi një mundësi që gradualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur,” deklaroi Murphy.

Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar. Kemi një mundësi reale që SHBA-të të shtojnë angazhimin pasi i emëruari i ri i presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon”, tha ai.

Senatori Murphy u pyet edhe për vendimin e SHBA-ve për të sanksionuar shefin e zbulimit të Serbisë Aleksandar Vulin, zyrtar pro-rus i Serbisë, i afërt me presidentin serb Vuçiq.

“Nëse Serbia me të vërtetë e do një të ardhme si pjesë e Evropës, nuk mund ta ketë shefin e zbulimit të angazhuar në koordinim të hapur me rusët në këtë kohë. Dhe ua kemi bërë të qartë jo vetëm Serbisë, por të gjithë miqëve tanë, se do të ketë pasoja nëse vendosin të mos ju bashkohen sanksioneve, nëse janë pjesë e aktiviteteve sekrete me rusët. Ne duam që Serbia të jetë pjesë e lëvizjes euro-atlantike, duam që ata të kenë të ardhme europiane”, tha ai.

Por një ish-ligjvenës amerikan, ish kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, shpreh kritika ndaj qëndrimit të Departamentit të Shtetit për mënyrën se si po i qaset tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një artikull-opinion të botuar në revistën ‘Foreign Policy’ të martën, Engel shkruan se “Shtetet e Bashkuara po e ledhatojnë Vuçiçin, një gjysmë-autokrat bullist dhe se në rrugë e sipër, po mbajnë vetë një qëndrim disi bullist ndaj Kosovës, duke i bërë presion vendit më të vogël dhe më të dobët”.

“Ky qëndrim nuk u bën nder Shteteve të Bashkuara dhe ka ardhur koha të ndryshojë”, shprehet ish ligjvenësi Engel.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

18 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë