
Murati: Opozita bllokoi edhe integrimin e Kosovës në sistemin evropian të pagesave
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se partitë e tjera s’po e bllokojnë vetëm konstituimin e Kuvendit, por tha se ato e kanë bllokuar edhe integrimin e Kosovës në sistemin evr
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se partitë e tjera s’po e bllokojnë vetëm konstituimin e Kuvendit, por tha se ato e kanë bllokuar edhe integrimin e Kosovës në sistemin evropian të pagesave, i njohur si SEPA.
Ai ka shkruar në Facebook se dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i këtij ligji ia pamundësoi mërgatës dhe diasporës që rreth 50 milionë euro tarifa të kurseheshin çdo vit.
Ai pyeti “mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti”.
“Aktiviteti bllokues i opozitës nuk ka filluar vetëm tash me bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Për shembull, opozita e ka bllokuar edhe integrimin e Kosovës në SEPA, duke dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Shërbimet e Pagesave, ligj i cili është transpozim i direktivës së BE-së dhe njëkohësisht parakusht për integrim në SEPA. SEPA është sistemi evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale. Rreth 50 milionë euro tarifa në vit do të kursenin bizneset dhe diaspora jonë, nëse do të anëtarësoheshim në SEPA. A mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti?”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






