MPJD: Keqinformim lajmi për rusin e shpallur non-grata
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se është i pavërtetë lajmi se në Prishtinë është parë rusi i shpallur person non-grata. “Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se është i pavërtetë lajmi se në Prishtinë është parë rusi i shpallur person non-grata.
“Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja. MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për raportimet se në Prishtinë është parë rusi i shpallur non-grata ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës dhe Policia e Kosovës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave





