
Mot i ndryshueshëm gjatë javës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme. Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. “Gjatë ditës p
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme.
Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës. E enjte- Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët. Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






