
Molliqaj thotë se Borrelli ia nxori Kurtit “dy gënjeshtra”
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjështra”. “Së pari na u tha që është pr
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjështra”.
“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.
Molliqaj pyeti se çka fshihet prapa këtyre “mashtrimeve të opinionit?”.
“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis? Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka shkruar ai.
Sonte përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se plani franko-gjerman është propozim që është bërë nga vetë ai dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e që ka përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës. Gjithashtu, ai ka thënë se të dyja palët, nuk e refuzojnë propozimin./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






