RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Mjekët paralajmërojnë për probleme shëndetësore afatgjate, pas tërmetit në Turqi
🌍 Bota

Mjekët paralajmërojnë për probleme shëndetësore afatgjate, pas tërmetit në Turqi

Gjysmë viti nga tërmeti shkatërrues në Turqinë jugore, shoqata e mjekëve e këtij vendi ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjate. Tërmeti 7.8 ballësh e goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të

nga B.K31 korrik 202331 korrik 2023

Gjysmë viti nga tërmeti shkatërrues në Turqinë jugore, shoqata e mjekëve e këtij vendi ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjate.

Tërmeti 7.8 ballësh e goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar shkatërrim të madh. Dridhja fillestare u përcoll nga një seri dridhjes të tjera.

Dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi. Tani, rrënojat janë hequr pothuajse plotësisht, por problemet shëndetësore afatgjate po vazhdojnë, ka thënë për DPA Selahattin Mentes, kryetar i Shoqatës së Mjekëve në qytetin Adana, në jug të Turqisë.

Gratë dhe fëmijët janë posaçërisht në rrezik, tha ai. Ka mungesë të të ushqyerit të baraspeshuar, i cili mund të shkaktojë çrregullime në zhvillim te fëmijët. Në rrezik janë edhe gratë shtatzëna.

“Një numër i madh i lindjeve të parakohshme dhe abortimeve janë vërejtur në këtë rajon”, theksoi Mentes.

Operacione të vështira duhet të kryen në Adana, dhe spitalet atje janë të mbingarkuara tashmë. Mjekët në këtë rajon të Turqisë kanë vërejtur edhe një rritje në depresion.

“Ka pasur shumë vdekje, njerëzit kanë humbur gjithçka dhe jeta që ata kanë tani u ofron pak atyre”, shtoi ai.

Ai i akuzoi autoritetet se i kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar rrënojat nga ndërtesat e rrëzuara.

Ata nuk e dinin nëse ato përmbanin toksinë, si asbest, dhe nëse ato do të depërtonin deri në tokën ujore. Ai tha se mungesa e këtyre njohurive është telash i madh.

“Ne nuk e dimë se si do të jetë shkalla e kancerit të mushkërive në pesë apo 10 vjetët e ardhshme, ashtu siç nuk e dimë se si ushqyerja e dobët do të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve”, përfundoi ai./Rel

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

47 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë