
Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor i cili ndër të tjera do të ofrojë edhe sigurimin shëndetësor pa asnjë kushtëzim për viktimat e dhunës seksuale gjat
Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor i cili ndër të tjera do të ofrojë edhe sigurimin shëndetësor pa asnjë kushtëzim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Votimi u bë me procedurë të përshpejtuar në seancën e së enjtes.
Pas kësaj ka reaguar edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës duke thënë se kjo ishte kërkesë jetike e të mbijetuarve.
“Pas avokimit të vazhdueshëm nga QKRMT për ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa pagesë për të mbijetuarit e dhunës seksuale, duke përfshirë takimet e vazhdueshme me ministritë përkatëse dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe letrave të shumta avokuese, sot, më 5 dhjetor 2024, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u miratua Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku u aprovua edhe propozimi i QKRMT-së që viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë t’i ofrohet sigurim shëndetësor i paguar nga shteti pa asnjë kushtëzim”, ka shkruar drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





