RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Ministrja gjermane: Dodiku i izoluar dhe i rrezikshëm
🌍 Bota

Ministrja gjermane: Dodiku i izoluar dhe i rrezikshëm

Gjatë një vizite zyrtare në fillim të prillit në njësinë autonome serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska, Anna Luhrmann, ministre Shteti për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, u përbal

nga Venera Grabanica10 prill 202510 prill 2025

Gjatë një vizite zyrtare në fillim të prillit në njësinë autonome serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska, Anna Luhrmann, ministre Shteti për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, u përball me kërcënime serioze nga përfaqësues të presidentit nacionalist Milorad Dodik.

Fillimisht iu ndalua në mënyrë joformale e drejta për të hyrë sërish në territorin e Republika Sërpskas, më pas u kërcënua se nuk mund t’i garantohej siguria dhe në fund, autoritetet kërcënuan me përdorim force nëse ajo nuk largohej menjëherë.

“Na u tha se duhet të largoheshim menjëherë, përndryshe do të përdorej dhuna”, tha Luhrmann në një intervistë zhvilluar për Deutsche Welle-n. Vizita ishte pjesë e një turneu diplomatik për të mbështetur perspektivën e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në Bashkimin Evropian.

Sinjal për Brukselin dhe Berlinin

Luhrmann e cilësoi incidentin si një sulm ndaj vlerave evropiane: “Të trajtosh në këtë mënyrë një përfaqësuese të një vendi partner si Gjermania është shenjë dobësie”, tha ajo. Shtoi se kishte marrë shumë mesazhe solidariteti, përfshirë nga qytetarë të Banjallukës, që e kishin distancuar veten nga veprimet e Dodikut. “Kjo nuk është Bosnja e vërtetë”, i kishin shkruar disa.

Dodiku i izoluar – dhe provokues

Sipas Luhrmann, Dodiku po bllokon reformën dhe po e çon vendin drejt izolimit. Kundër tij ekziston një urdhër arresti nga autoritetet e Bosnjës, për shkak të refuzimit për të dalë në seanca dëgjimore mbi veprimet e tij për ndarjen e territorit dhe ndryshimin e kushtetutës. “Presim që autoritetet vendore të veprojnë. EUFOR nuk është përgjegjëse për këtë sipas mandatit të tij”, tha ministrja.

Asnjë mundësi për bashkim me Serbinë

Luhrmann përjashtoi kategorikisht mundësinë që Republika Sërpska të bashkohet me Serbinë: “Do të ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, me kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve. Edhe në parlamentin e tij nuk ka shumicë për këto plane”.

Gjermania mbështet rrugën drejt BE-së

Ministrja nënvizoi se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Bosnjë-Hercegovinës: “E kemi ndihmuar vendin të marrë statusin kandidat për BE. Kemi përgatitur një paketë të madhe financiare në kuadër të planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor”. Por, theksoi ajo, bllokimet nga Dodiku e pengojnë vendin të ecë përpara.

Kthimi në Banjallukë? Po!

E pyetur nëse do të kthehej sërish në Republika Sërpska, pavarësisht se është shpallur persona non grata nga Dodiku, Luhrmann u përgjigj: “Po, sepse ky vendim nuk i takon Dodikut. Ai nuk ka të drejtë të përcaktojë kush hyn në Bosnje-Hercegovinë. Unë dua të kthehem, të takoj njerëzit, të dëgjoj dhe të tregoj se Gjermania është në krah të tyre”. /DW

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
LAJMI TJETËR →
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Lexo edhe

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

41 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

41 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

41 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 orë më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë