RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Lekaj reagon ndaj pretendimeve të Kishës rreth rrugës Deçan-Plavë

Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan- Plavë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj pretendimeve të Kishës Ortodokse serbe e cila sot tha se “gjatë punimeve në rrugën Deçan-Plavë është nd

nga RTV2126 maj 201826 maj 2018

Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan- Plavë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj pretendimeve të Kishës Ortodokse serbe e cila sot tha se “gjatë punimeve në rrugën Deçan-Plavë është ndërhyrë në zonën e mbrojtur të Manastirit”.

Ministri Lekaj, ka thënë se kompania ndërtuese e rrugës Deçan- kufiri me Malin e Zi, është duke punuar brenda “zonës së mbrojtur”, duke siguruar qytetarët e të gjitha komuniteteve se punimet do të kryhen pa e cenuar atë zonë, ashtu siç edhe është zotuar ministri Lekaj dhe Ministria e Infrastrukturës.

Lekaj, po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve vendor e ndërkombëtar, që të kontribuojnë që kjo temë humane të mos përkthehet në diçka tjetër, sepse krejt kjo po bëhet në shërbim të zhvillimit të komunitetit të atjeshëm dhe mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe bashkimit e jo ndarjes së tyre.

“Për informimim të drejt të opinionit. Rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi, e cila ka filluar para një muaj është duke u zhvilluar pa e “cenuar” zonën e mbrojtur, punimet janë ka zhvillohen me një intensitet të kënaqshëm, 5 kilometra nga Manastiri i Deçanit e tutje, ashtu edhe siç jemi zotuar që nga fillimi. Sa i përket se “kompania është duke punuar brenda zonës së mbrojtur”, ajo është rrugë malore dhe shumë shpesh, si në çdo rrugë tjetër malore, ka erodime dhe rrëshqitje të dheut dhe gurëve dhe kompania është dashtë të ndërhyjë ashtu siç e ka edhe në kontratë që të hapë rrugën për të qarkulluar automjetet e vogla, qytetarët të cilët i kanë pronat e tyre ku e zhvillojnë veprimtarinë blegtorale e turistike të tyre”, ka thënë Lekaj thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria e Infrastrukturës.

“Konform kësaj dëshirojë të bëjë thirrje që të kontribuojmë të gjithë faktorët relevantë, vendor e ndërkombëtar, që një temë e cila është kryekëput humane e njerëzore, të mos përkthehet si diçka tjetër, çoftë për të nxjerrë komunitetet njeri – tjetrin keq, apo edhe për të bërë zhurmën që nuk duhet të bëhet, sepse rrugët janë për të bashkuar e jo për tu ndarë njerëzit, edhe rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi po ndërtohet e po investohet në të, vetëm për t’iu mundësuar njerëzve të zhvillojnë veten. Ne derisa nuk do të kemi një harmonizim të idesë së rruga duhet të ndërtohet si tërësi, jemi zotuar dhe do t’i qëndrojmë atij zotimi se punimet do të zhvillohen jashtë zonës së mbrojtur”, thuhet në reagimin e ministrit Pal Lekaj./21Media

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
LAJMI TJETËR →
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

Lexo edhe

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

32 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

32 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

32 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

32 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

60 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 orë më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

3 orë më parë