Ministri Bedri Hamza priti në takim shefin e USAID-it në Kosovë
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, ku e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it si donatori kryesor që ka kontribua
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, ku e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it si donatori kryesor që ka kontribuar në zhvillimin institucional të Ministrisë së Financave
Me këtë rast, Ministri Hamza e informoj z. Hope për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën e sistemit të menaxhimit të financave publike, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.
Në të njëjtën kohë, Ministri Hamza e informoj z. Hope për proceset dhe sfidat kryesore fiskale, përfshirë këtu edhe ciklin buxhetor.
Ministri po ashtu kërkoj vazhdimin e përkrahjes së USAID-it për reformat e udhëhequra nga Ministria e Financave. Në këtë drejtim, ai posaçërisht theksoj nevojën për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve humane dhe institucionale në analizën ekonomike dhe avancim të kornizës së menaxhimit buxhetor dhe financiar.
Ministri Hamza dhe z. Hope u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të mëtutjeshëm drejt një qeverisjeje më të mirë ekonomike në Kosovë.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





