RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Milorad Dodik zyrtarisht nuk lejohet të vizitojë Poloninë
🌍 Bota

​Milorad Dodik zyrtarisht nuk lejohet të vizitojë Poloninë

Kreu i Republikës Serbe, pro-rusi Milorad Dodik zyrtarisht nuk lejohet më të vizitojë Poloninë, pasi sanksionet e shpallura ndaj tij nga Varshava zyrtare më 12 maj janë aktive. Polonia nuk ka vendosur

nga Venera Grabanica29 maj 202529 maj 2025

Kreu i Republikës Serbe, pro-rusi Milorad Dodik zyrtarisht nuk lejohet më të vizitojë Poloninë, pasi sanksionet e shpallura ndaj tij nga Varshava zyrtare më 12 maj janë aktive.

Polonia nuk ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të tjerë të Republikës Serbe. Në “listën e zezë” është vetëm Dodik, por jo edhe kryeministri Radovan Vishkoviq apo kryetari i Asamblesë së entitetit Nenad Stevandiq.

“Ju informojmë se të dhënat e presidentit Milorad Dodik tashmë janë përfshirë në listën e të huajve qëndrimi i të cilëve në territorin e Republikës së Polonisë është i padëshirueshëm. Baza ligjore për këtë masë janë rregulloret kombëtare të hyrjes – Ligji për të Huajt. Aktualisht, asnjë procedurë e ngjashme nuk është nisur ndaj përfaqësuesve të tjerë të autoriteteve të RS”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Polonisë për Politicki.ba.

Polonia është vendi i pestë evropian që shpall Dodik person non grata. Britania e Madhe më parë e bëri këtë, dhe së fundmi Austria dhe Gjermania.

Varshava njoftoi se sanksionet ndaj Dodik u vendosën për shkak të veprimeve të tij që minojnë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës, raporton kp.

Qeveria e Lituanisë ka vendosur sanksione ndaj Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe Nenad Stevandiq, duke i ndaluar hyrjen në vend deri më 18 prill 2030, si përgjigje ndaj veprimeve të tyre, të cilat kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Lituanisë deklaroi se sanksionet u vendosën pas konsultimeve me partnerët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
LAJMI TJETËR →
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

Lexo edhe

Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

38 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

38 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

38 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

59 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

2 orë më parë