Milani pret Romën në shtëpi, formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja në stadiumin “San Siro”, ku gjigandi italian AC Milan pret në shtëpi skuadrën e AS Romës, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Serie A. Në xhiron e fundit
Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja në stadiumin “San Siro”, ku gjigandi italian AC Milan pret në shtëpi skuadrën e AS Romës, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Serie A.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Milani shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër Empolit, kurse Roma barazoi me rezultat 1:1 me Sampdorian.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e dytë me gjithsej 42 pikë, krahas Romës që renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Stefano Piolin nuk do të paraqiten Ballo-Toure, Bennacer, Calabria, Kessie, Kjaer, Romagnoli, Tatarusanu dhe Tomori, kurse Jose Mourinho nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Darboe, Diawara, Fuzato, Mayoral dhe Spinazzolas.
Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar nga të dy skuadrat:
AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Kalulu, Gabbia, Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Diaz, Saelemaekers; Giroud.
AS Roma (4-2-3-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp; Pellegrini, Veretout; Vina, Zaniolo, Mkhitaryan; Abraham.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





