
Mesazhi i Dua Lipës pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill
Pas një fundjave të mbushur me energji, muzikë dhe emocione të paharrueshme, Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival. Në një status
Pas një fundjave të mbushur me energji, muzikë dhe emocione të paharrueshme, Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival.
Në një status të ndjerë në rrjetet sociale, Dua shprehu mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit.
Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë.
“Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme. Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë. Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm. Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”…” ❤️
Dua Lipa ishte pjesëmarrëse e këtij edicioni po ashtu edhe si artistja kryesore e mbrëmjes duke performuar në natën e parë.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





