
Memli Krasniqi prezanton kandidatin e PDK-së për kryetar të Rahovecit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar Edon Canën si kandidat të kësaj partie për kryetar të Rahovecit. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha për Canën se ai është në njeri i vendosur,
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar Edon Canën si kandidat të kësaj partie për kryetar të Rahovecit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha për Canën se ai është në njeri i vendosur, inteligjent, punëtor e i ndershëm, gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin.
“Mbrëmë ishim në Rahovec, në prezantimin e kandidatit tonë për Kryetar të Komunës, Edon Canës, dhe ekipit të tij. Që nga ditët e studimeve në Londër, para 20 vitesh, kam parë te Edoni një njeri të vendosur, inteligjent, punëtor e të ndershëm, gjithmonë të gatshëm të japë maksimumin. Edoni sjell me vete vizion e përvojë ndërkombëtare, energji dhe dashuri të madhe për vendlindjen. Ai e di si të sjellë investime dhe zhvillim, për ta bërë realitet projektin Rahoveci 2035: një komunë moderne, me ekonomi të fortë dhe kryeqendër të agroturizmit. Prandaj, me 12 tetor, zgjidhja është e lehtë: Ma Mirë me Edonin dhe PDK-në!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i PDK-së.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






