RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Meloni: 2024-ta nuk do të jetë më pak komplekse se 2023
🌍 Bota

​Meloni: 2024-ta nuk do të jetë më pak komplekse se 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë po aq kompleks sa edhe viti që po lëmë pas. Ajo këto komente i bëri në një mesazh drejtuar Konferencës së Ambasadorëve në M

nga Venera Grabanica20 dhjetor 202320 dhjetor 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë po aq  kompleks sa edhe viti që po lëmë pas.

Ajo këto komente i bëri në një mesazh drejtuar Konferencës së Ambasadorëve në Ministrinë e Jashtme në Romë.

“Viti që po përfundon ka qenë veçanërisht i ndërlikuar në nivel ndërkombëtar. Dhe gjithçka sugjeron që viti 2024 nuk do të jetë ndryshe. Kjo është gjithashtu arsyeja pse ne kemi nevojë për një Evropë gjithnjë e më të fortë që është një lojtar kryesor. Një lojtar global i aftë për të parandaluar mbushjen e vakumeve strategjike nga të tjerët, duke e projektuar veten si një gjigant gjeopolitik, jo thjesht burokratik”, tha Meloni.

Ajo tha se me marrjen e Presidencës G7 nga Italia vitin e ardhshëm, migrimi do të jetë në agjendën e saj për herë të parë.

Kryeministrja italiane përshëndeti gjithashtu marrëveshjen e arritur së fundmi Romë-Tiranë për ngritjen e qendrave të migrantëve të drejtuar nga italianët në Shqipëri.

“Protokolli Itali-Shqipëri është një tjetër pjesë e strategjisë sonë për të luftuar trafikantët dhe për të lejuar vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare të hyjnë në territorin evropian”, thuhet në mesazhin, të cilin Meloni nuk mundi ta jepte personalisht për shkak të gripit.

“Është një marrëveshje që ka një frymë të madhe evropiane, e cila do të na lejojë të eksperimentojmë me një model të virtytshëm të bashkëpunimit operacional ndërmjet një shteti të BE-së dhe një shteti jo-BE, dhe që, jo çuditërisht, po ngjall interes të vërtetë edhe te vendet e tjera të BE-së. Është një sinjal i rëndësishëm që kundërshton ata që argumentuan se gjërat në frontin e politikës së imigracionit nuk mund të ndryshojnë dhe se nuk kishte hapësirë për zgjidhje novatore dhe të guximshme”, ka thënë Meloni.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

48 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë