
Mehaj: Inkurajoj të rinjtë të mësojnë historinë tonë të lavdishme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, ka kërkuar nga të rinjtë të mësojnë më shumë për historinë e lavdishme të vendit tonë. Ministri M
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, ka kërkuar nga të rinjtë të mësojnë më shumë për historinë e lavdishme të vendit tonë.
Ministri Mehaj theksoi se datat 5, 6 dhe 7 mars tregojnë idealet kombëtare të Kosovës.
Mehaj tha se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për çdo shqiptar.
“5, 6 dhe 7 marsi çdo vit na mbledh, bashkon e na tregon për idealet kombëtare nacionale. Dashtë Zoti ne ecim në rrugën e dëshmorëve dhe atëherë nuk ka hapësirë as për gabim. Rinisë i kam thënë prej ditës parë, mësoni historinë, atëherë dihet vlera edhe e familjes, shtetit dhe kombit”, theksoi Mehaj.
Mes tjerash, Mehaj tha si komb njihemi për tri lufta, por sipas tij lufta fundit e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare.
“Edhe lenden e historisë do e fusim për edukatë nëpër shkolla, do e nisim sivjet dhe e inkurajoj rininë të mësojnë më shumë për historinë tonë të lavdishme. Si komb njihemi për tri lufta, lufta fundit është UCK, që na bënë krenar çdonjërit e që ne sot e gëzojmë këtë liri”, tha Mehaj.
5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë rezistencën e familjes Jashari në Prekaz, e cila u sulmua nga forcat e okupatorit serb.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





