RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Media spanjolle për Shqipërinë: Vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët
🗺️ Rajoni

Media spanjolle për Shqipërinë: Vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë – pa shpenzuar shumë para – është Shqipëria!, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”.

nga B G31 korrik 202431 korrik 2024

Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë – pa shpenzuar shumë para – është Shqipëria!, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”.

Në këtë periudhë të vitit, shumë turistë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ka ende shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur!

Prandaj, duhet të keni parasysh shumë faktorë: transportin, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet – të cilat të gjitha së bashku – mund të ndikojnë në buxhetin tuaj!

Ekzistojnë një sërë destinacionesh më të lira se Spanja – ndër të cilat ne rekomandojmë vendin mesdhetar, Shqipërinë – ku shpenzimet për ushqimin apo vizitat turistike do të jenë më të ulëta se në vendet e njohura dhe më të shtrenjta.

Shqipëria – vendi evropian me plazhe parajsore

Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse, ushqim të nivelit të lartë dhe gjithashtu një vend shumë i lirë.

Vendi mesdhetar është ende një diamant i pacënuar që pret të zbulohet nga shumë vizitorë.

Aktualisht, fluturimet vajtje-ardhje nga Spanja kushtojnë 53 euro – duke e bërë atë destinacionin më të lirë për pushime jashtë vendit.

Shqipëria ka një natyrë të egër, një ndërthurje të kulturës se Lindjes dhe Perëndimit – dhe laget nga detet Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente.

Fluturimet direkte nga Barcelona dhe Madridi për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, u mundësuan një vit më parë.

Që nga viti 2014 – Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), monedha aktuale është leku dhe kostoja e jetesës është e përballueshme.

Akomodimi me qira nga një individ, kushton 10 euro nata, menuja ditore kushton 5 euro dhe një krikëll birrë kushton 1 euro.

Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira.

Duke qenë shumë afër Spanjës, nuk do të shpenzoni shumë për udhëtimin në Shqipëri – dhe do të vini re se çmimet janë dukshëm më të lira se në Spanjë.

Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshme do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

20 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

22 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

26 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë