RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Me trajner të ri, Malisheva synon daljen në Evropë
Futboll

Me trajner të ri, Malisheva synon daljen në Evropë

Me trajneri e ri, Qëndrim Kida, të ardhur pas largimit të Senad Alirifës, Malisheva po synon që në fund të sezonit të sigurojë daljen në garat evropiane dhe deri më tani është në rrugën e duhur për ta

nga Kaltrina Berila11 nëntor 202311 nëntor 2023

Me trajneri e ri, Qëndrim Kida, të ardhur pas largimit të Senad Alirifës, Malisheva po synon që në fund të sezonit të sigurojë daljen në garat evropiane dhe deri më tani është në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv.

Këtë synim e pranon hapur edhe vet trajneri Kida i cili ka thënë se skuadra do të marr ndeshjet një nga një me synimin për të grumbulluar sa më shumë pikë dhe pastaj të bëhen vlerësimet në kohën e duhur.

“Synimet janë për t’i marr ndeshjet një nga një, për të marr pikë sa më shumë deri në janar dhe normal që ne besojmë se kemi kualitet për këto pozita ku jemi ndoshta edhe më lartë, mirëpo nuk duhet të ngutemi duke vendosur synime, e rëndësishme për ne është të punojmë jashtëzakonisht shumë, t’i marrim ndeshjet një nga një, të marrim sa më shumë pikë sa të na jepet mundësia edhe këto ndeshje dhe pastaj në janar të ulemi dhe t’i shqyrtojmë probleme dhe përparësitë ku i kemi në mënyrë që të kemi paraqitje në të ardhmen sa më të mirë dhe më të sigurt.”, tha Kida.

Për ta arritur këtë qëllim, Kida thotë se skuadra ka nevojë për përforcime në disa pozicione të cila mund të vijnë në afatin kalimtar të janarit.

“Gjithsesi ne kemi një ekip të ri, një ekip kualitativ, mirëpo kemi nevojë për konkurrencë në disa pozita, kështu që mendojmë t’i përfundojmë këto ndeshje pastaj të ulemi dhe t’i shqyrtojmë nevojat ku kemi për të reaguar.”, theksoi Kida.

Që Malisheva ka kualitete për ta synuar Evropën e thotë edhe supertalenti i skuadrës, Drilon Hazrollaj. Ai thotë se lojtarët po japin maksimumin për ta arritur këtë objektiv.

“Për momentin jemi mirë, kemi mundur të fitojmë më shumë pikë sepse kemi bërë një lojë shumë të mirë, por ky është futbolli. Ne jemi duke punuar mjaftë që t’i arrijmë objektivat tona…Patjetër që synohet më shumë, ne kemi një ekip të mirë dhe do të arrijmë sa më lartë. Ky nuk është kapaciteti i Malishevës, kemi më shumë kapacitet, por për momentin kanë ndodhur disa faktorë të tjerë dhe kjo është arsyeja.”, ka thënë Hazrollaj.

Mbi të ardhmen e tij, Hazrollaj deklaroi se është i fokusuar plotësisht te Malisheva, por pranon që e ardhmja mund te sjellë ndryshime.

“Ky është më i ulët mund të them për mua. Unë do të arrij sa më lart dhe kapaciteti është më i madh dhe shpresoj që me lojërat e ardhshme të tregoj edhe më shumë kapacitet…Për momentin jam te Malisheva, jam i fokusuar këtu dhe do ta shikojmë në të ardhmen”, ka deklaruar Hazrollaj.

Ndërkohë, kapiteni Dren Kryeziu shprehet i bindur se skuadra tashmë po luan për vitin e tretë në Superligë dhe se përvoja e fituar është një armë e fortë për të arritur synime më të mëdha në këtë edicion.

“Pritshmëritë kanë qenë që të jemi në top katërshe dhe ta synojmë Evropën, për momentin jemi aty dhe shpresoj që të mos ndalemi dhe ta arrijmë objektivin të cilin e ka klubi…Është viti i tretë dhe mendoj që e kemi arritur përvojën e duhur dhe tashmë është momenti që mos të mendojmë për rënie nga liga por ta synojmë Evropën.”, theksoi kapiteni i të kaltërve.

Ndryshe, skuadra e Malishevës dy javë më p[arë është kthyer të luajë para tifozëve të saj në stadiumin “Liman Gegaj” pas intervenimeve që janë bërë në fushën e gjelbër si dhe në ndërtimin e tribunës së re për tifozët./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

25 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë