Me stil të çuditshëm e fytyrë të mbuluar, Kim arrin në NY për ”Met Gala 2021”
Kim Kardashian përsëri ka marrë vëmendjen me veshjen e saj interesante. Ylli 40- vjeçar dje ka mbërritur në New York, për eventin ”Met Gala 2021”. Kim ka veshur një kostum ”Balenciaga”, i tëri i zi, i
Kim Kardashian përsëri ka marrë vëmendjen me veshjen e saj interesante. Ylli 40- vjeçar dje ka mbërritur në New York, për eventin ”Met Gala 2021”.
Kim ka veshur një kostum ”Balenciaga”, i tëri i zi, i cili ka përfshirë edhe mbulimin e fytyrës.
Kardashian është fotografuar duke dalur nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza, përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta. Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk është parë për shkak të një maske që mbante, e cila ka pasur vetëm një hapje në pjesën e pasme, shkruan Cnn.


Së bashku me Kimin ka qenë edhe nëna e saj, Kris Jenner, partneri Corey Gamble, motra Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.


Ndryshe, ”Met Gala” do të mbahet nesër (13 shtator) dhe pjesëmarrësit duhet të jenë të vaksinuar e të vendosin maskat brenda./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





