RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Më 18 shkurt mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë
🇽🇰 Kosova

​Më 18 shkurt mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë

Të martën më 18 shkurt, mbahet konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike” në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike El

nga Venera Grabanica10 shkurt 202510 shkurt 2025

Të martën më 18 shkurt, mbahet konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike” në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike Elliott School of International Affairs.

Konferenca synon të sjellë një debat të thelluar mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, rolin e diplomacisë publike dhe ndikimin e saj në të ardhmen e vendit.

Kjo konferencë organizohet nga Jeta Abazi Gashi (Universiteti i Prishtinës) në bashkëpunim me profesor Babak Bahador dhe mbështetet nga Instituti për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike Elliott School, dhe mbledh ekspertë të njohur nga fusha e politikës, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, mediave dhe artit.

Në panelin e parë Marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe Diplomacia Publike marrin pjesë Elez Biberaj, ish-drejtor i Divizionit të Eurazisë të Zërit të Amerikës, Pëllumb Kelmendi, profesor i asociuar i Shkencave Politike në Universitetin Auburn, Drilona Emrullahu, ekonomiste, Banka Botërore. Aty do të shqyrtohen marrëdhëniet 25-vjeçare mes SHBA-së dhe Kosovës.

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA, Charles Kupchan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Universiteti Georgetown dhe Jeta Abazi-Gashi, hulumtuese dhe bursiste e Fulbright, Universiteti George Washington (nga Universiteti i Prishtinës) janë pjesë e panelit të dytë E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike, e cila shqyrton trajektoren e marrëdhënies në një botë gjithnjë e më shumëpolare.

Paneli i tretë Ndërtimi i Paqes (Art, Media dhe Politikë) shqyrton perspektivat për paqen dhe stabilitetin afatgjatë për Kosovën. Pjesëmarrës të panelit janë Sislej Xhafa, artist kosovar nga Nju Jorku, Elizabeth Hume, drejtoreshë ekzekutive në Aleancën për Ndërtimin e Paqes, Gëzim Visoka, profesor i asociuar, Universiteti i Qytetit të Dublinit (DCU).

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

29 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

32 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

36 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

14 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë