
Më 17 dhjetor takimi mes kryenegociatorëve për dialog
Më 17 dhjetor do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këtë për rtv21 e ka konfirmuar Klisman Kadiu këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi. Një
Më 17 dhjetor do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këtë për rtv21 e ka konfirmuar Klisman Kadiu këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi.
Një ditë më parë Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






