
Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, sipas ministrisë do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, sipas ministrisë do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria ju fton të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






