RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Mbyllja e Qeverisë amerikane do t’i kushtojë ekonomisë deri në 14 miliardë dollarë
🌍 Bota

​Mbyllja e Qeverisë amerikane do t’i kushtojë ekonomisë deri në 14 miliardë dollarë

Ekonomia amerikane do të humbasë midis 7 dhe 14 miliardë dollarë për shkak të mbylljes së qeverisë federale, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga kontabilisti jopartiak i Kongresit. Punonjësit

nga Venera Grabanica29 tetor 202529 tetor 2025

Ekonomia amerikane do të humbasë midis 7 dhe 14 miliardë dollarë për shkak të mbylljes së qeverisë federale, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga kontabilisti jopartiak i Kongresit.

Punonjësit federalë që nuk marrin pagat dhe ndërprerja e përfitimeve ushqimore për amerikanët me të ardhura të ulëta pritet të ulin përkohësisht produktin e brendshëm bruto me 1 deri në 2 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt 2025, raportoi Zyra e Buxhetit të Kongresit (CBO), raporton KosovaPress.

Prodhimi pritet të rikthehet sapo qeveria të rihapet dhe shërbimet të rifillojnë, duke përmbysur pjesën më të madhe të ngadalësimit ekonomik, por orët e humbura nga punonjësit federalë të pezulluar do të ndikonin përgjithmonë në PBB reale, një efekt që do të përkeqësohej sa më shumë të zgjatej mbyllja.

“Mbyllja do të vonojë shpenzimet federale dhe do të ketë një efekt negativ në ekonomi që do të përmbyset kryesisht, por jo tërësisht, sapo të përfundojë mbyllja”, shkroi drejtori i CBO-së, Phillip Swagel, në një letër drejtuar kryetarit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, Jodey Arrington, i cili kërkoi analizën.

Nëse Kongresi pranon të rihapë qeverinë këtë javë, ekonomia do të humbasë 7 miliardë dollarë deri në fund 2026. Nëse mbyllja përfundon pas gjashtë javësh, deri më 12 nëntor, ekonomia do të humbasë përgjithmonë 11 miliardë dollarë në PBB deri në fund 2026. Kjo humbje do të rritet në 14 miliardë dollarë nëse mbyllja zgjat deri në fund të nëntorit.

Qeveria federale u mbyll më 1 tetor kur Kongresi nuk arriti të miratojë një masë të përkohshme financimi. Rreth 750 mijë punonjës federalë janë pezulluar përkohësisht si rezultat i bllokimit të financimit dhe të tjerë po punojnë pa pagesë.

Administrata e presidentit Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të siguruar që disa punonjës, përfshirë ushtarakët në detyrë aktive, agjentët e zbatimit të ligjit dhe oficerët e deportimit të Imigracionit dhe Doganave, të marrin pagën e tyre më të fundit.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

25 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

25 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

41 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

56 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

59 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë