
Mbyllet pjesa e parë, Argjentina me epërsi të dyfishtë ndaj Francës
Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes finale të Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës në “Lusail Iconis Stadium”. Argjentinasit kanë shkuar në pushim me epërsi solide 2-0 duke bërë kësh
Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes finale të Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës në “Lusail Iconis Stadium”.
Argjentinasit kanë shkuar në pushim me epërsi solide 2-0 duke bërë kështu një hap të madh drejt kurorëzimit si më të mirët e botës.
Lionel Messi i dha epërsinë e parë Argjentinës kur në minutën e 23’ goditi saktë nga penalltia duke e mposhtur portierin Hugo Lloris.
Ndërsa 13 minuta më vonë, një aksion i bukur i argjentinasve u mbyll me gol të bukur nga Angel Di Maria i cili realizoi për 2-0.
Trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë dy zëvendësime duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Deëmbele për ta inkuadruar dyshen Thuram-Kolo Munai.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






