
Mbyllet për dy ditë një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë
Një segment i rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet përkohësisht. Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, duke thënë se arsyeja për mbylljen e saj janë punimet në kë
Një segment i rrugës “Agim Ramadani” do të mbyllet përkohësisht.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, duke thënë se arsyeja për mbylljen e saj janë punimet në këtë segment rrugor, që nis nga semaforët te Mensa e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për dy ditë, nga data 18.07.2026, ora 20:00 deri më 20.07.2026, ora 20:00.
“Gjatë kësaj periudhe, luteni të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin e përkohshëm të trafikut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





