RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Mbi 9 milionë euro dëmet e vërshimeve në Mitrovicë
🇽🇰 Kosova

Mbi 9 milionë euro dëmet e vërshimeve në Mitrovicë

Vërshimet e fundit në territorin e Komunës së Mitrovicës të Jugut, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 9 milionë e 100 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj Komune, Arian Tahiri. Vërshi

nga B G15 shkurt 202315 shkurt 2023

Vërshimet e fundit në territorin e Komunës së Mitrovicës të Jugut, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 9 milionë e 100 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj Komune, Arian Tahiri.
Vërshimet të cilat kanë ndodhur në janar të këtij viti kanë prekur ekonomitë familjare, bizneset private, infrastrukturën publike, bujqësinë etj.
E nënkryetari Tahiri tha se kanë ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.
“Në bazë të raporteve profesionale që i kanë bërë zyrtarët e komunës së Mitrovicës, 10 shtëpi janë të pabanueshme, pra janë të dëmtuara tërësisht, ndërsa 200 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht. Pra ato mund të renovohen dhe ka mundësi që të bëhen të jetueshme përsëri… Ne kemi arritur ta finalizojmë raportin dhe në bazë të këtij raporti dëmi në Komunën e Mitrovicës së Jugut është 9 milionë e 100 mijë euro. Këtu përfshihen bizneset private, ekonomitë familjare, infrastruktura publike, objektet publike, vlera në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Tahiri.
Duke folur për ndihmën e komunës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet, ai ka falënderuar edhe njerëzit e vullnetit të mirë dhe organizatat bamirëse gjithandej trojeve shqiptare, të cilët, siç u shpreh ai, kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në momentet më të duhura, në mënyrë që qytetarët ta tejkalojnë sa më lehtë këtë sfidë.
Tahiri theksoi edhe krijimin e fondit prej gjysmë milion euro nga ana e komunës për familjet e prekura nga këto vërshime, derisa e potencoi si shumë të rëndësishme faktin që në këto vërshime përveç dëmeve materiale nuk ka pasur humbje në njerëz.
“Tek mbështetja, dua t’i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat bamirëse në Mitrovicë, Kosovë, mirëpo edhe në viset e tjera me shqiptarë… I kemi mbështetur me pako ushqimore, batanije, gjëra higjienike… Si komunë kemi bërë strehimin e familjeve në nevojë, nëpër shtëpi, banesa private, ku komuna ka marrë përsipër t’ua mbulojë qiratë, gjithashtu edhe nëpër hotele të qytetit. Është e rëndësishme që nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, asnjë individ dhe familje nuk ka mbetur në rrugë… Përtej kësaj, ne si ekzekutiv kemi propozuar dhe është aprovuar me votë unanime nga asamblistët e Kuvendit Komunal… një fond prej 500 mijë eurosh, i cili do të jetë i dedikuar për familjet e prekura”, u shpreh Tahiri. /kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë