
Mbi 1000 turistë evakuohen për shkak të zjarreve në Itali
Brigada e zjarrfikësve urdhëroi të mërkurën evakuimin e një kampi dhe fshati pushimi që pret rreth 1200 pushues si masë paraprake për shkak të zjarrit të madh në një pyll rreth Gjirit San Felice, pran
Brigada e zjarrfikësve urdhëroi të mërkurën evakuimin e një kampi dhe fshati pushimi që pret rreth 1200 pushues si masë paraprake për shkak të zjarrit të madh në një pyll rreth Gjirit San Felice, pranë qytetit bregdetar të Pulias, Vieste.
Turistët që nuk kishin makina po çoheshin me varka për t’u akomoduar në një gjimnaz të siguruar nga këshilli i qytetit të Viestes.
Dy avionë Canadair dhe një helikopter i zjarrfikësve ishin në veprim së bashku me ekipet e zjarrfikësve në terren për të luftuar flakët, të cilat po shkonin drejt fshatit të pushimeve nga erërat e forta.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






