
Mashtroi bujqit për subvencione, arrestohet një grua në Pejë
Është arrestuar një grua të martën në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit. E njëjta dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione. Kjo për media është konfi
Është arrestuar një grua të martën në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
E njëjta dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione.
Kjo për media është konfirmuar nga Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar një grua për veprën penale ‘mashtrimi’. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë një javë më parë ka ngritur aktakuzë për të njëjtën vepër penale. Mashtrimin e dyshuara e ka kryer përmes një organizate, nga ku i ka vënë në lajthitje disa persona”, ka thënë ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





