RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Martinez gati të rikthehet për Manchester United pas fitores në Katar
Futboll

Martinez gati të rikthehet për Manchester United pas fitores në Katar

Ylli i Manchester United, Lisandro Martinez, është gati të rikthehet në punë me Djajtë e Kuq, pasi festoi triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar. Man Utd do të përballet me Bournemouth në Pr

nga Xh.D3 janar 20233 janar 2023

Ylli i Manchester United, Lisandro Martinez, është gati të rikthehet në punë me Djajtë e Kuq, pasi festoi triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.
Man Utd do të përballet me Bournemouth në Premier League të martën dhe Martinez është në garë për të luajtur pas kthimit në klub pas Kupës së Botës.
Mbrojtësi është kthyer në Argjentinë duke festuar fitimin e titullit në Katar me La Albiceleste, por thotë se fokusi i tij tani është kthyer te Djajtë e Kuq.
“Të jem i sinqertë, është një ndjenjë unike. Ka gëzim. Dua të shijoj çdo sekondë sepse të jesh kampion bote është gjëja më e mirë në futboll. Por ne e kemi festuar tani, kemi përfunduar të gjitha festat. Tani jam i fokusuar këtu në Mançester dhe do të punoj që të jap gjithçka dhe të bëj gjithçka gati për ndeshjen”, tha ai.
Erik ten Hag ka përdorur mbrojtësin e majtë Luke Shaw në mbrojtjen qendrore në dy ndeshjet e fundit të Man Utd, të cilat kanë sjellë fitore ndaj Nottingham Forest dhe Wolves.
Trajneri ka thënë se anglezi mbetet një opsion në qendërmbrojtësin, por ai pritet të tërheqë Martinez së bashku me Raphael Varane për përballjen kundër Qershive./21Media

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë