RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi nuk gjen zbatim!
🇽🇰 Kosova

Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi nuk gjen zbatim!

Zgjedhjet brenda Bashkimit Evropian pritet të mbahet nga 6 deri më 9 qershor dhe kjo ka ulur shpresat për rezultate konkrete në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis K

nga Kaltrina Berila12 prill 202412 prill 2024

Zgjedhjet brenda Bashkimit Evropian pritet të mbahet nga 6 deri më 9 qershor dhe kjo ka ulur shpresat për rezultate konkrete në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serisë. BE-ja ka akuzuar Kosovën ashtu edhe Serbinë për mos gatishmëri në zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes. Por, partia në pushtet Vetëvendosje konsideron se fajtor për dështimin e marrëveshjes bazë është BE-ja e cila e ka toleruar Serbisë në shkeljen e marrëveshjes. Ndërkohë, opozita kritikon Qeverinë se nuk kishte agjendë të qartë për bisedimet në Bruksel. Analistët vlerësojnë se emërimi si ndërmjetësuesi i dialogut Miroslav Lajçak ishte humbje kohe.

Ndonëse Bashkimi Evropian ka vlerësuar se marrëveshja bazë për normalizim e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka ngecur së zbatuari dhe se fajin për këtë e kanë të dyja palët, BE-ja nuk ka planifikuar një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq. Por, mungesën e një rezultati konkret në zbatimin e plotë të marrëveshjes, partia në pushtet Vetëvendosje e konsideron dështim nga ana e ndërmjetësuesit të dialogut.

Deputeti, Armend Mujaj, tha se Serbia ndër vite ka kryer agresion politik dhe ushtarak ndaj Kosovës dhe BE-ja nuk ka pasur reagim ndëshkues ndaj saj.

“Qasja e BE-së që nga viti 2013 është shumë e pa balancuar. Menjëherë pas marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër Serbia ka shkelur marrëveshjen duke kundërshtuar Kosovën në Këshillin e Evropës. Përveç agresionit politik Serbia ka pasur edhe agresion ushtarak mbi Kosovës dhe BE-ja nuk e ka ndëshkuar”, tha Muja për rtv21.

Për partitë opozitare në Kosovë nuk është shqetësuese dështimi i BE-së që nuk arriti të imponojë zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes finale. Deputeti i partisë më të madhe opozitare PDK-së, Ferat Shala, vlerësoi se shqetësuese mbetet dështimi i Qeverisë në proces të dialogut dhe siç tha, nga ky proces Kosova përfitojë vetëm ndëshkime.

“Ajo që është më e dhimbshmja për Kosovën se Qeveria ka hyrë në proces të dialogut pa agjendë. Ka hyrë në dialog për ta mbuluar dështimin e saj në çështjen ekonomike e sociale. Dialogu po shkon drejtë përfundimit dhe Kosova ka arritur të jetë e izoluar dhe nën sanksione. Po ashtu ka lejuar të diskutohet për cështje të brendshme sic është dinari”, tha Shala.

Politologu, Fidan Ukaj, vlerësoi se emërimi i Miroslav Lajçakut si ndërmjetësues i dialogut Kosoëv – Serbi ka qenë një humbje nga BE-ja për arritjen e një marrëveshje normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, problem tjetër është edhe amnistimi që i ka bërë BE-ja Serbisë në disa raste.

“Për këto 4 vjet të përpjekjeve të BE-së për normalizim të raporteve Kosovë Serbi kanë qenë përjudh e humbur e kohës sepse në krye të këtij procesi ka qenë një person që nuk e ka pasur besimin e Kosovës. Ky ka qenë vendim jo i duhur i BE-së”, tha Ukaj për rtv21.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar BE-në se edhe pse Serbia po i shkel marrëveshjet e Brukselit, asaj po i hapen rrugët për anëtarësim në këtë union. Deputeti Armend Muja, e sheh të vështirë vazhdimin e dialogut.

“Ka asimetri mes palëve, kemi dekmokraci përballë një autokracie, ki një vend të sfiduar ndërkombëtarisht dhe kemi një vend që po progresin në procesin e integrimeve”, tha Muja.

Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra – tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Kosovës i kërkohet themelimi i Asociacionit, ndërsa Serbisw qw të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka planifikuar që për javën e ardhshme të zhvillohet takimi i radhës midis kryenegociatorëve për dinarin./RTV21/21Media

LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

Lexo edhe

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

37 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

37 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

37 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

37 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

58 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

2 orë më parë