
Maqedonci: Kosova e përkushtuar për të avancuar partneritetin me SHBA-në në nivele më të larta
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker, në një takim që u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci tha se diskutimet u zhvilluan në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe në nivel global, duke theksuar përparimin që është bërë nga takimi i fundit, sidomos në fushën e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.
“Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si në nivelin rajonal ashtu edhe në atë global” deklaroi Maqedonci.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






