RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
“Manajn e caktova unë për penalltinë”, Sylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam krenar për ekipin
Futboll

“Manajn e caktova unë për penalltinë”, Sylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam krenar për ekipin

Pas përfundimit të sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e ekipit të tij. I zhgënjyer për rezultatin përfundimtar, tek

nga Gentrita Xhemajli8 qershor 20258 qershor 2025

Pas përfundimit të sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e ekipit të tij. I zhgënjyer për rezultatin përfundimtar, tekniku brazilian u shpreh krenar për performancën dhe përkushtimin e lojtarëve, duke e cilësuar këtë si një nga ndeshjet më të mira të kombëtares në dy vitet e fundit.

“Jam i zhgënjyer që nuk morëm tre pikët, por shumë krenar për mënyrën se si luajtëm. Ekipi tregoi karakter, qetësi dhe nivel të lartë ndaj një kundërshtari të fortë fizikisht. Lojtarët që hynë nga stoli bënë gjithashtu shumë mirë”, tha Sylvinho.

Ai theksoi progresin e skuadrës në aspektin e përbërjes dhe konkurrencës së brendshme: “Në fillim kishim vetëm 15-16 lojtarë në nivel, tani kemi të paktën 22-23. Kjo është një arritje e madhe për ne.”

Jasir Asani mbeti sërish jashtë fushës në barazimin ndaj Serbisë, duke mos luajtur asnjë minutë për të dytën ndeshje radhazi, çka ngjalli dyshime mbi rolin e tij në ekip. I pyetur në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho theksoi se Asani mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe se mungesa e minutave nuk lidhet me probleme personale, por me konkurrencën e fortë brenda grupit.

Sa i përket vendimit për ekzekutuesin e penalltisë, Sylvinho deklaroi se ishte zgjedhja e tij që Manaj të gjuante, duke përmendur statistika të mëparshme dhe besimin që ka te sulmuesi.

“Ishte zgjedhja ime që Manaj të gjuante penalltitë. Kam shënimet për ndeshjet e fundit. Ndaj Andorrës ishte po ashtu Manaj, ndaj Anglisë ishte Bajrami, ndaj Ukrainës ishte Jasir Asani. Unë kam shumë respekt për vendin, për njerëzit. Ju keni një vend shumë të bukur, keni një histori të bukur, me zemër dhe me shpirt. Kam dy vite që jetoj këtu. Më pëlqen shumë qyteti ku jetoj. Unë dhe Doriva kemi zgjedhur të jetojmë këtu, madje e diskutoj dhe me trajnerë të tjerë këtë vendim. Mua më pëlqejnë shumë lojtarët teknikë, më çmendin. Por Kombëtarja është e hapur. Jemi vazhdimisht duke u përmirësuar. Jemi në rrugën e duhur. Por nuk do të kemi kurrë një Shqipëri të Sylvinhos, është Shqipëria e vendit tuaj dhe e shqiptarëve. Shijojeni këtë Kombëtare, sepse besoj që dhe ju jeni krenarë për atë që kanë bërë lojtarët sot.”, tha trajneri.

Trajneri e mbylli deklaratën me fokusin tashmë të zhvendosur te sfida e radhës kundër Letonisë, më 10 qershor: “Duhet të grumbullojmë pikë. Ndeshja e ardhshme do të jetë po aq e vështirë. Nuk fituam, por as Serbia nuk mori më shumë se ne. Ne ishim më pranë fitores.” /vizionplus.tv

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
LAJMI TJETËR →
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

Lexo edhe

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

34 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

34 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

34 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

34 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 orë më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

3 orë më parë