RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Lum si ti Kosovë”, Guerot i cilëson zgjedhjet si shembullore
🇽🇰 Kosova

“Lum si ti Kosovë”, Guerot i cilëson zgjedhjet si shembullore

nga B G11 qershor 202611 qershor 2026
“Lum si ti Kosovë”. Me këto fjalë ambasadori francez në Kosovë vlerësoi organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura të dielën e 7 qershorit. Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, Guerot theksoi rëndësinë e funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të vendit. Sië tha ai, një mekanizëm elektoral që funksionon mirë mbetet baza e demokracisë. “Fillimisht do të dëshiroja të përgëzoja institucionet e Kosovës, sepse zgjedhjet u organizuan në një mënyrë shumë të mirë si dhe u mbajtën në një mënyrë të lirë dhe transparente. Kështu që kjo është vërtet e rëndësishme. Një mekanizëm elektoral që funksionon mirë është baza e demokracisë. Prandaj, lum si ti Kosovë për këtë. Tani rezultatet ose votat janë duke u numëruar ende nga KQZ-ja, kështu që natyrisht nuk do të komentoj për rezultatet. Mendoj se i kemi rezultatet sa i përket pjesëmarrjes dhe u mbetet partive politike që të nxjerrin konkluzionet e tyre për pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje. Ajo që na nevojitet neve si një vend mik dhe partner i Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë: një Kuvend, një president, një Qeveri, në mënyrë që të mund të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj, që të mund të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Kosovën për të nxitur zhvillimin social dhe zhvillimin ekonomik. Ka shumë për t’u bërë, ka shumë mbështetje në mjete financiare për t’u marrë nga BE-ja, por edhe nga Franca, por për këtë na nevojiten institucionet në vend. Kështu që, unë jam besimplotë se këtë herë partitë politike do të korrin sukses në bisedimet e tyre dhe se do të jenë në gjendje të formojnë Kuvendin, të votojnë një president, të votojnë një qeveri”, tha Guerot. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në rrugën e integrimit evropian të Kosovës, Guerot tha se beson në institucionet e vendit dhe në përfundimin e drejtë të procesit zgjedhor. “Unë nuk do të komentoj mbi gjithë procesin, derisa të certifikohen rezultatet. Ne kemi besim te institucionet e Kosovës, bazuar në përvojën e zgjedhjeve të mëparshme, se i tërë procesi do të jetë, deri në fund fare, i drejtë dhe konkurrues. Natyrisht, kjo është kyçe për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. BE-ja bazohet mbi vlera dhe vlerat duhet të jenë – nuk është thjesht një angazhim, është gjithashtu diçka që duhet ta provosh herë pas here që po i ndjek ato. Por jam besimplotë se Kosova do të dëshmojë se është një demokraci e vërtetë”, tha ai. I pyetur për rolin që mund të luajë Franca në mbështetjen e institucioneve demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve, ambasadori francez tha për KosovaPress se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen në fusha të ndryshme. “Pamë gjithashtu se edhe në zgjedhjet e mëparshme institucionet e gjyqësorit funksiononin mirë. Kemi parë një Gjykatë Kushtetuese që funksionon mirë. Pra, sa i përket zhvillimit demokratik është arritur mjaft shumë me ndihmën tonë, por para së gjithash nga vetë kosovarët. Demokracia është e rritur brenda vendit (e vetëndërtuar) në këtë shtet dhe kjo është shumë mirë dhe ne jemi të lumtur ta shohim këtë, të shohim se investimi që bëmë – investimi politik dhe ushtarak që bëmë në këtë vend – dha rezultate. Ajo që jemi tani të gatshëm të bëjmë dhe më se të vullnetshëm për të bërë, është të mbështesim zhvillimin, zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ka marka franceze që janë gjithnjë e më shumë prezente në këtë vend. Së fundmi, një markë shumë e njohur franceze, Decathlon, u hap këtu në Kosovë, dhe ka edhe të tjera. Kështu që kjo është një shenjë e mirë”, tha ai. Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin të tretat që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve të fundit, një tregues i vazhdimit të krizës politike dhe pamundësisë së subjekteve politike për të siguruar stabilitet afatgjatë institucional. Procesi zgjedhor u vlerësua pozitivisht nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat monitoruese. Megjithëse, pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët krahasuar me ciklet e mëparshme zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Demokracia në Veprim (DnV) njoftuan se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, pa incidente serioze që do të cenonin integritetin e procesit.
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare
Kosova

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

9 qershor 2026
​“Përqindja më e ulët për gati një dekadë”, pse qytetarët nuk dolën për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit?
Kosova

​“Përqindja më e ulët për gati një dekadë”, pse qytetarët nuk dolën për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit?

9 qershor 2026
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre
Kosova

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha që partitë të bëjnë pjesën e tyre

9 qershor 2026
Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve
Kosova

Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve

10 qershor 2026
Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit
Kosova

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

12 qershor 2026
​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot
Lajme

​Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot

9 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë