RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Liderët e Koalicionit për Familjen dhe ambasadori Walker nderojnë viktimat e Masakrës së Reçakut
🇽🇰 Kosova

Liderët e Koalicionit për Familjen dhe ambasadori Walker nderojnë viktimat e Masakrës së Reçakut

Liderët e Koalicionit për Familjen, përfshirë Prof. Dr. Ferid Agani, Selim Pacolli, Fatmir Smajli dhe Eman Rrahmani, së bashku me Ambasadorin William Walker, vizituan sot fshatin Reçak për të nderuar

nga Gentrita Xhemajli15 janar 202515 janar 2025

Liderët e Koalicionit për Familjen, përfshirë Prof. Dr. Ferid Agani, Selim Pacolli, Fatmir Smajli dhe Eman Rrahmani, së bashku me Ambasadorin William Walker, vizituan sot fshatin Reçak për të nderuar viktimat e masakrës tragjike që ka ndodhur më 15 janar 1999.

Ata zhvilluan homazhe në varrezat e viktimave, duke shënuar përvjetorin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme në historinë e Kosovës.

Gjatë ceremonisë, liderët dhe Ambasadori Walker bënë thirrje për të mos harruar sakrificën e viktimave dhe për rëndësinë e drejtësisë dhe kujtesës historike për brezat e ardhshëm. Ambasadori Walker, i cili denoncoi masakrën në kohën kur ndodhi, shprehu falënderime për mbulimin mediatik të ngjarjes, duke e cilësuar si një moment historik për Kosovën.

Ai theksoi: “Çdo vit qëndroj këtu dhe jam i lumtur që shoh njerëz nga e gjithë Kosova dhe e gjithë bota që marrin pjesë. Faleminderit që po e mbuloni këtë ngjarje dhe ju uroj një ditë dhe vit të mbarë.”

Lideri i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, theksoi se është e rëndësishme të mbahen mend viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Reçak, si dhe përpjekjet për mbrojtjen e familjeve dhe tokave shqiptare.

Ai tha: “Ne mbetemi të angazhuar për të ruajtur kujtimin e atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”Liderët e Koalicionit për Familjen shprehën gjithashtu përkushtimin e tyre për ruajtjen e unitetit kombëtar dhe vlerave të lirisë, duke theksuar se kujtimi i viktimave të Reçakut është një element i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilët u bashkuan për të respektuar kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

12 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë