
Librat, Bajrami: Dështimin po e paguajnë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur dështim thirrjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që prindërit të mos i blejnë librat pa marrë listën nga mësuesit. Bajrami ka ceku
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur dështim thirrjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që prindërit të mos i blejnë librat pa marrë listën nga mësuesit.
Bajrami ka cekur disa nga problemet me të cilat prindërit po përballen me vendimin e ri të MASHTI-t për blerjen e librave, duke thënë se kjo çështje është kaos.
“Shkelësja e kushtetutës Nagavci tek sot iu paska bë thirrje prindërve ‘mos me i ble librat, pa e marrë listën nga mësuesit’, e çka me ata që tashmë i kanë ble, t’i kthejnë apo? Ai prindi nga Kaçaniku që dje e ka lënë punën ka shku në Ferizaj me i ble librat, tash duhet me marrë edhe një ditë tjetër pushim me shku me i ndrru librat?! Për më tepër, kush e garanton atë dhe të tjerët që kanë me i gjetë ato libra që i rekomandojnë mësuesit?! Kësaj i thonë kaos me kosto të lartë”, ka shkruar Bajrami.
Sipas ish-ministres së Arsimit, thirrja e Nagavcit për prindërit është “thirrje e tërthortë për shtëpitë botuese ‘mos botoni libra se kërkesa për ato varet nga mësuesit’”.
“Çfarë dështimi! Ju kemi tregu që ka me pasë shumë probleme këtë vit. Është mëkat i madh që dështimin e Ministrisë dhe Qeverisë kaq drejtpërdrejtë e kaq shtrejtë po e paguajnë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit”, shtoi tutje Bajrami.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






