RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Lia e Majmunit, MSh-ja për RTV21: Mos të krijohet panik, në shumicën e rasteve kalohet pa pasoja
🇽🇰 Kosova

Lia e Majmunit, MSh-ja për RTV21: Mos të krijohet panik, në shumicën e rasteve kalohet pa pasoja

Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me Linë e Majmunit. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se i infektuar është një 30 vjeçar, i cili ka vizituar së fundmi Af

nga B G27 dhjetor 202427 dhjetor 2024

Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me Linë e Majmunit. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se i infektuar është një 30 vjeçar,  i cili ka vizituar së fundmi Afrikën.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në një përgjigje për portalin rtv21.tv thotë se Laboratori i Mikrobiologjisë i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka mjaftueshëm reagjensa për detektimin e rasteve të reja eventuale të Mpox.

“Komunikimi i rrezikut ka nisur që nga muaji gusht, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli Mpox si emergjencë të shëndetit publik. Për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efikas, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë përditësuar Udhëzuesin për përgjigje të shpejtë, i cili është shpërndarë tek institucionet shëndetësore për të mundësuar detektimin e shpejtë të rasteve. Po ashtu, janë shpërndarë informacione për publikun mbi masat preventive dhe kontrolluese që duhet të ndjekin qytetarët për t’u mbrojtur nga infeksioni. “, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Po ashtu ministria ka porositur se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj rasteve të mundshme.

“por mos të krijohet panik, sepse Mpox është një infeksion që mund të trajtohet dhe në shumicën e rasteve kalon pa pasoja.”, thotë MSH-ja për portalin rtv21.tv

Në anën tjetër Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë detaje mbi personin që raportohet se është prekur nga lia e majmunëve.

Në njoftim thuhet se pacienti është i moshës 30 vjeçar kishte qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, ra.

“Më datë 24.12.2024, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një pacient 30-vjeçar nga Prishtina me manifestime të ndryshimeve lëkurore në formë ekzantemash vezikuloze, të shoqëruara me ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë, aksila dhe inguinum. Nga të dhënat që janë marrë nga vet pacienti, ai ka qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, një zonë me rrezik të lartë për infeksion me M-Pox (Monkeypox)”, thuhet në njoftim

Më tej bëhet e ditur se është izoluar menjëherë në dhomë të veçantë për trajtim dhe monitorim./21Media

Në Kosovë konfirmohet rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

17 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë