RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Lavrov tha kërcënimi për luftë bërthamore është real

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të hënën ka pranuar se ka një mundësi që konflikti të përshkallëzohet në armë bërthamore, megjithëse ai ka dhënë gjithashtu një notë shpresëdhënëse për perspektiv

nga Egzona Mehmeti26 prill 202226 prill 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të hënën ka pranuar se ka një mundësi që konflikti të përshkallëzohet në armë bërthamore, megjithëse ai ka dhënë gjithashtu një notë shpresëdhënëse për perspektivat e një marrëveshjeje paqeje.

Ai ka thënë se Moska dëshiron të shmangë rreziqet e ngritura “artificiale” të një konflikti të tillë.

“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t’i ngrija ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë.”, ka thënë ai.

Lavrov ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se “pretendon” për të negociuar, duke e quajtur atë “një aktor i mirë”.

“Nëse shikoni me vëmendje dhe lexoni me vëmendje atë që thotë, do të gjeni një mijë kontradikta”, ka deklaruar kryediplomati rus.

Ministri i Jashtëm ka thënë javën e kaluar se Moska ishte e angazhuar për të shmangur një luftë bërthamore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Të hënën, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka shkruar në Twitter se komentet e fundit të Lavrov ishin një tregues se Rusia kishte humbur “shpresën e saj të fundit për të trembur botën që të mos mbështeste Ukrainën”.

“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska ndjen humbjen në Ukrainë”, ka shkruat ai në Twitter.

Disa ditë pas fillimit të luftës, më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin kishte urdhëruar forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

ShBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore./21Media

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
LAJMI TJETËR →
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Lexo edhe

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

49 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

49 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

49 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 orë më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë