
Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, do të flasë për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën do ta nisë në Gjenevë të Zvicrës. Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka njoftuar se atje do të ketë diskutime të rëndësishme për Ballk
Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javën do ta nisë në Gjenevë të Zvicrës.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka njoftuar se atje do të ketë diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
“Duke u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën time në Gjenevë me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
Emisari special poashtu ka uruar presidentin e rizgjedhur të Amerikës, Donald Trump.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





