RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Lajçak: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ta marrin seriozisht zgjerimin
🇽🇰 Kosova

Lajçak: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ta marrin seriozisht zgjerimin

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin. Kështu ka porositur Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Lajçak ka thënë se në vendet e Evropës

nga B G9 maj 20239 maj 2023

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin. Kështu ka porositur Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka thënë se në vendet e Evropës Juglindore mbështetja për anëtarësim në BE po bie.

“Mendimi im personal është se Evropa duhej ta përtypte zgjerimin enorm në 2004 dhe 2007. Ai solli shumë efekte pozitive, por edhe elementë që e ndërlikuan BE-në, veçanërisht sepse është më e vështirë të merren vendime unanime me 28, ose tani me 27 vende, sesa kur ishin 15. Disa vende devijuan nga normat dhe vlerat evropiane, gjë që gjeneroi edhe skepticizëm drejt zgjerimit të mëtejshëm. Për më tepër, duke folur objektivisht, Evropa është përballur me kriza të shumta që nuk ishin planifikuar apo pritur, si kriza financiare, migrimi dhe Brexiti. E gjithë kjo e shtyu zgjerimin poshtë listës së prioriteteve. Opinioni publik në shumë vende të Evropës Perëndimore nuk ishte pozitiv ndaj hapjes së tregut të punës për anëtarët e rinj, kështu që liderët politikë nuk donin të nxisin zgjerimin e mëtejshëm”, ka deklaruar ai në një intervistë për mediumin kroat “Hina”.

Lajçak më tej tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga vendet e Evropës Qendrore, kanë ende çështje të pazgjidhura nga e kaluara që vazhdojnë t’i preokupojnë.

“Nuk dua të flas për fajin e dikujt, por ka pasur faktorë si nga BE-ja ashtu edhe nga pala ballkanike që na çojnë në një situatë ku flasim për të ardhmen e BE-së, por pa progres. Por tani, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne shohim se si BE ashtu edhe Ballkani duhet ta marrin seriozisht zgjerimin. Kjo nuk mund të arrihet nëse njëra palë e merr seriozisht dhe tjetra jo”, u shpreh ai.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

55 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

57 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

23 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

40 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë