Kuvendi i Kosovës dënon me rezolutë agresionin rus në Ukrainë
Me vota 94 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me të cilën dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Me anë të kësaj rezolute po ashtu Kuvendi i kërkon qe
Me vota 94 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me të cilën dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Me anë të kësaj rezolute po ashtu Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.
Kuvendi mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikes se Kosovës ndaj Federates Ruse, në linje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashlcuara dhe te gjitha vendet demokratike.
Po ashtu Kuvendi i Republikës se Kosovës i kërkon Qeverise se Republikes se Kosoves që, krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetareve ukrainas, t’i koordinon të gjitha veprimet e metutjeshme me partneret ndërkombetar, si dhe të shpreh gatishmërine për strehimin eventual të deri 5000 (pese mijë) refugjateve nga Ukraina.
Në kohën kur po votohej rezoluta deputetët e Listës Serbe nuk ishin në sallë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






